Sule mbylli para kohe sezonin, Bayern Munchen do Umtiti për ta zëvendësuar

Sule mbylli para kohe sezonin, Bayern Munchen do Umtiti për ta zëvendësuar

16:43, 22/10/2019

Trajneri i Bayernit të Mynihut, Niko Kovac, ka humbur shërbimet e Nicklas Sule për një kohë të gjatë.

Mbrojtësi këputi ligamentin në gjurin e majtë në sfidën ndaj Augsburg dhe sipas raportimeve nga Gjermania e ka mbyllur sezonin.

Dëmtimi i ish-mbrojtësit të Hoffenheimit i ka detyruar drejtuesit bavarezë dhe trajnerin Kovac të kërkojnë një tjetër mbrojtës.

Emri që përmendet më tepër është ai i francezit Samuel Umtiti, i cili te Barcelona nuk po gjen hapësira.

Umtiti u aktivizua për herë të parë me katalanasit për këtë sezon vetëm në fundjavën që lamë pas në sfidën me Eibarin, pasi trajneri Valverde preferon në qendër dyshen Pique-Lenglet.

Me hapjen e merkatos së janarit, Bayerni pritet të bëjë një tentativë për të afruar Umtiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco