Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Duka: Kjo kombëtare, më e fortë se ajo e ‘EURO 2016’

Duka: Kjo kombëtare, më e fortë se ajo e ‘EURO 2016’

16:18, 22/10/2019

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte ditën e sotme i pranishëm në Kukës, për të inspektuar punimet në stadiumin e këtij qyteti “Zeqir Ymeri”.

Menjëherë pas inspektimeve të stadiumit, kreu i FSHF ka dhënë një intervistë për mediat, ku nuk mund të shmangte pyetjen për të ardhmen e trajnerit Reja në drejtimin e Kombëtares.

Duka u shpreh se italiani do të vazhdojë të jetë nën drejtimin e Kombëtares, por nuk mund të thotë se kur do të vijë rinovimi.

“Reja do të vazhdojë të jetë nën drejtimin e Kombëtares. Megjithatë kur do të bëjmë kontratën nuk mund ta them. Duhet ta diskutojmë akoma këtë pjesë me trajnerin”, u shpreh Duka.

Nuk mund të mos fliste për inaugurimin e “Arenës Kombëtare”, teksa u shpreh se për këtë kanë shpërndarë ftesat.

“Më pëlqen që pyetem për stadiumin kombëtar nga Kukësi. Do jetë gati, nga atje po vij. Ka shumë punë për t’u bërë, por do të arrijmë patjetër ta kemi gati për ndeshjen e 17 nëntorit. Kemi ndarë edhe ftesat dhe ne shqiptarët kur i shpërndajmë ftesat, e bëjmë dasmën”, theksoi kreu i FSHF-së.

Gjithashtu Duka u shpreh se kjo kombëtare është edhe më e fortë se ajo që luajti në Euro 2016.

“Dy ndeshjet e fundit, ose tre bashkë me Islandën, kanë qenë të mira. Ekipi është rikthyer, ka fituar besimin te vetja. Në gjithë opinionin sportiv është rikthyer besimi, është rikthyer klima pozitive. Kjo do e ndihmojmë më shumë ekipin, do i japë energji për dy ndeshjet e fundit, si dhe për kualifikueset e Botërorit dhe Ligën e Kombeve. Mendoj se më këto paraqitje, nëse do bëja një krahasim, kemi një ekip akoma më të mirë se në Euro 2016”, përfundoi presidenti i Federatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco