Champions League/ Atalanta me misionin e vështirë në Angli

Champions League/ Atalanta me misionin e vështirë në Angli

22:33, 21/10/2019

Atalanta do të luajë një sfidë shumë të vështirë ditën e nesërme përballë Manchester Cityt në Angli, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Gasperini do të ketë një mungesë të madhe, atë të Duvan Zapatës, i cili për shkak të një dëmtimi do të qëndrojë 20 ditë jashtë fushave të blerta.

Kolumbianin do ta zëvendësojë bashkëkombësi i tij, Muriel, që po kalon një moment shumë të mirë.

Por, problemi për Atalantën nuk qëndron në sulm, por në mbrojtje, pasi do të kenë përballë një skuadër që nuk rresht së shënuari.

Mbrojtja e Atalantës që ka në përbërje dhe Gjimshitin do të duhet të përballet nesër në mbrëmje me emra si Aguero, Hezus, Bernardo Silva, David Silva etj.

Mision thuajse i pamundur për fitore, por futbolli nuk i kursen surprizat aq më tepër në Champions.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco