UEFA ndëshkon Serbinë për incidentet në takimin me Portugalinë

UEFA ndëshkon Serbinë për incidentet në takimin me Portugalinë

20:41, 21/10/2019

UEFA ka ndëshkuar Serbinë për incidente raciste të tifozëve, duke urdhëruar që stadiumi të mbyllet për ndeshjen e radhës në shtëpi në kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Incidentet që përfshinë tifozët e Serbisë erdhën gjatë humbjes 4-2 ndaj Portugalisë muajin e kaluar.

Ekipi do të luajë tani në stadium të zbrazët kur Serbia pret Luksemburgun më 14 nëntor.

UEFA po ashtu dënoi Federatën e Futbollit të Serbisë me  33.250 euro gjobë.

Serbia është e 3-ta në Grupin B me 10 pikë, 1 më pak se Portugalia që është në vendin e dytë.

Këtë grup e kryeson Ukraina që ka siguruar kualifikimin në Euro 2020 me 19 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco