Moratti: Do ta bëja një çmenduri për të sjellë Ibrahimoviç tek Interi

Moratti: Do ta bëja një çmenduri për të sjellë Ibrahimoviç tek Interi

19:56, 21/10/2019

Zlatan Ibrahimoviç po shtyn për një rikthim në kampionatin italian dhe “u ka shkelur syrin” klubeve si Interi e Napoli, ndërsa për të komentuar shanset që suedezi të riveshë fanellën zikaltër, është pyetur ish-presidenti i milanezëve, Massimo Moratti.

“Po të isha unë president, ndonjë çmenduri mund ta kisha bërë. Megjithatë duhen ruajtur ekuilibrat dhe respektuar futbollistët që janë aktualisht. Janë shumë situata që duhen marrë në konsideratë, para se të ndodhë diçka”, deklaroi Moratti.

Më pas ish-numri 1 i klubit zikaltër foli me superlativa edhe për punën që po bën Antonio Conte nën drejtimin e ekipit, duke e cilësuar Interin si një kandidat serioze për titullin kampion.

“Conte dihej që ishte një trajner shumë i zoti dhe po punon mjaft mirë me Interin. Juventusi ka shumë cilësi, por zikaltrit po tregojnë nga java në javë, se janë në gjendje që të luftojnë për titullin kampion”, u shpreh Massimo Moratti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco