Ramos besnik ndaj Zidane: Jemi me të deri në vdekje

Ramos besnik ndaj Zidane: Jemi me të deri në vdekje

19:33, 21/10/2019

Transferta në shtëpinë e Gallatasarajit e vlefshme për Ligën e Kampionëve, do të jetë me peshë të madhe për Realin dhe Zidane.

Madrilenët janë të detyruar të mposhtin turqit, në mënyrë që të mos eliminohen nga Championsi.

Kapiteni Sergio Ramos ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp, duke folur për sfidën dhe trajnerin Zidane.

“E vetmja gjë që kemi në mend është të fitojmë. Pas rezultateve të fundit nuk kemi zgjidhje tjetër. Zidane? Skuadra është deri në vdekje me të. Duhet të japim gjithçka dhe të tregojmë që jemi një skuadër e bashkuar”, shprehet Ramos.

Më tej ai shton: “Ne duhet të mendojmë vetëm për të fituar dhe jo për qëndrueshmërinë ose jo të teknikut. Zidane meriton vetëm respekt për të gjitha ato që ka bërë në Madrid. Të gjithë e dinë se cila është situata”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco