Ronaldo sfidon moshën: Vitet për mua janë thjesht numër, ndjehem më mirë se më parë

Ronaldo sfidon moshën: Vitet për mua janë thjesht numër, ndjehem më mirë se më parë

18:59, 21/10/2019

Është 34-vjeç dhe në shkurt të vitit 2020 do të mbushë 35, por Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend t’i varë edhe për shumë vite “këpucët në gozhdë”.

Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Manchester United, tha sot në konferencë për mediat para ndeshjes me Lokomotivën në Champions League, se mosha për të është vetëm numër.

Ai dha sinjale se do të jetë në fushë, duke dhënë më të mirën për Juventusin edhe për shumë vite.

E ardhmja: “Mosha është vetëm numër. Të jesh 34, 35 apo 36-vjeçar s’do të thotë se është fundi karrierës. Mund ta vërtetoj këtë me paraqitjet e mia. Po ndihem shumë më mirë se më parë”.

Sarri: “Ekipi është duke bërë mirë, po luajmë më ndryshe, në një mënyrë më ofensive. Tani kam më shumë liri, jam shumë i lumtur: ndërruam trajnerin për t’u përmirësuar. Më pëlqen mënyra se si ai kërkon të luajmë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco