VIDEO/ Shuani kuriozitetin, pamje me dron të ‘Arenës Kombëtare’

VIDEO/ Shuani kuriozitetin, pamje me dron të ‘Arenës Kombëtare’

17:50, 21/10/2019

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar ditën e sotme, pamjet më të fundit nga punimet që po kryhen në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Nëpërmjet pamjeve me dron, duket se përgatitjeve për ndeshjen inauguruese me Francën po i jepet dora e fundit, ndërsa një pamje mjaft të bukur ka marrë edhe tapeti i gjelbërt, që shumë shpejt do jetë gati për t’u provuar edhe nga lojtarët.

Ndërkohë, siç mësohet, është vetë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin që ka konfirmuar vizitën e tij zyrtare në Tiranë për ndeshjen e fundit eliminatore të kampionatit Europian Euro 2020 mes Shqipërisë dhe Francës.

Veç presidentit të UEFA-s, Federata Shqiptare e Futbollit ka ftuar të gjithë anëtarët e qeverisë evropiane të futbollit dhe jo vetëm për të qenë të pranishëm në inaugurimin e impiantit më të madh e më modern sportiv në Shqipëri.

Ndërkohë, nga dita e nesërme do të dalin në shitje edhe biletat për takimin mes Shqipërisë dhe Francës që do inaugurojë “Arenën Kombëtare”.

Tribuna kryesore, nuk do të dalë fare në shitje, pasi të gjitha biletat janë rezervuar nga FSHF për të ftuarit e saj, qeverinë, bashkëpunëtorët dhe sponsorët.

Pjesa tjetër e stadiumit është e gjitha në shitje për një çmim mesatar biletash prej 2.200 lekësh, apo nga më e lira që do të kushtojë 1.500 lekë deri tek më e shtrenjta që do të kushtojë 5000 lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco