‘Ronaldo më i miri i historisë, kalon edhe Pelen...’, deklarata e çmendur nga...

‘Ronaldo më i miri i historisë, kalon edhe Pelen...’, deklarata e çmendur nga...

11:27, 21/10/2019

Agjenti i njohur, Jorge Mendes ka folur me superlativa për Cristiano Ronaldon i cili sipas tij është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

Gjatë një interviste për “Tuttosport”, super-agjenti portugez, është i bindur që Ronaldo do të tejkalojë rekordin e golave të shënuar nga Pele, shkruan "Goal", raporton SYRI.net.

"Numrat e tij nuk gënjejnë dhe ndriçojnë mënyrën dërrmuese të rekordeve të Cristiano Ronaldos, gjë që e lartëson atë në kategorinë e lojtarit më të mirë në historinë e futbollit.

“Ronaldo arriti gjithçka me klubet e ndryshme duke bërë përfaqësime dinjitoze në Angli, Spanjë dhe së fundmi në Itali. Fakti është se, Cristiano Ronaldon me Portugalinë është i papërmbajtshëm pasi ka luajtur në tre finale, duke fituar dy prej tyre”, tha fillimisht Mendes për Tuttosport.

"Cristiano ka arritur historikun e mrekullueshëm prej 701 golave, por nuk kam dyshim se ai do ta tejkalojë Pele-n si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit, dhe këtë gjë do ta bëjë me Juventusin.

"Në fund të fundit, 68 gola nuk janë shumë për të jashtëzakonshmin Cristiano Ronaldo. Jam i bindur që më e mira nuk ka ardhur akoma, ai ka ende për të dhënë”, përfundoi agjenti i njohur.

Kujtojmë që gjatë karrierës me Santos, New York Cosmos dhe Kombëtaren e Brazilit, Pele arriti që të shënojë 767 gola. Por nëse dikush përfshin turnetë e shumtë miqësorë dhe ndeshje luksi që Pele luajti gjatë dy dekadave ky numër arrin shifrën e 1281 golave, një numër që realisht nuk do të arrihet kurrë nga asnjë futbollist modern. / SYRI.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco