Befason Guardiola: Nuk jemi gati për të fituar Champions Leaguen

Befason Guardiola: Nuk jemi gati për të fituar Champions Leaguen

10:04, 21/10/2019

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thotë se skuadra e tij nuk është e gatshme që të fitojë Champions Leaguen.

Edhe pse e synon titullin e tretë radhazi në Premier League, “qytetarët” nuk e kanë mbajtur të fshehur ambicien për ta fituar Ligën e Kampioneve, diçka që trajneri spanjoll i tij nuk mendon se mund të arrihet momentalisht.

“Njerëzit thonë se Liga e Kampionëve është synimi kryesor i klubit. Por ne ende nuk jemi gati”, tha Guardiola.

“Ne krijojmë shumë, nuk pësojmë gola, por mund të përmirësohemi. Ne kemi shënuar shumë gola në dy sezonet e fundit dhe nuk kam dyshime për këtë, ama duhet të vazhdojmë me të njëjtën situtatë. Ne humbëm shumë raste kundër Palace. Duhet të jemi vrastar para portës”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco