Reagon Pioli, ja çfarë thotë pas barazimit dramatik të Milanit në minutën e 92’

Reagon Pioli, ja çfarë thotë pas barazimit dramatik të Milanit në minutën e 92’

08:35, 21/10/2019

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli foli pas barazimit 2-2 përballë Lecces në ndeshjen e vlefshme në Serie A.

Ai tha se një fitore do të ishte dhurata më e mirë për debutimin e tij në stolin kuqezi por u shpreh i kënaqur për shpirtin luftarak të lojtarëve të skuadrës së tij.

“Është mëkat, donim fitoren, nuk e arritëm për fajin tonë. Shpirti, bujaria ishin në nivele të larta, por duhet ta mbyllnim ndeshjen, sepse në fund mund të ndodhë gjithçka”, ka thënë Pioli.

“Futbollistët e Milanit janë të vetëdijshëm për cilësitë që kanë dhe që veshin fanellë prestigjioze. U treguam më shumë bujarë se sa duhej. Dhuratën më të bukur e prisja nga ndeshja, por shpirti dhe interpretimi ishin, kjo ka rëndësi. Do të na ndihmojë kjo ndeshje”, vijoi ai.

“Ai gol në fund mund të ishte shmangur”, tha ndër të tjerash trajneri.

Një supergol i Kalderonit në minutën e 92-të ka tronditur kuqezinjtë, të cilët e dominuan lojën, por fati duket se nuk ishte me ta në këtë përballje e cila përfundoi në barazim 2-2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco