Roma kërkon falje për racizmin ndaj lojtarit

Roma kërkon falje për racizmin ndaj lojtarit

23:51, 20/10/2019

Skuadra e Romës ka kërkuar falje për vërshëllimat raciste në stadium, drejt Vieira.

Ronaldo Vieira ishte subjekt i vërshëllimave dhe fyerjeve raciste në ndeshjen Roma – Sampdoria.

Ish-futbollisti i Leeds United luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe kishte momente kur tifozët shfaqen sjellje raciste ndaj tij.

Pas ndeshjes, skuadra e Romës i ka kërkuar falje publikisht lojtarit, për ngjarjet që ndodhën në stadium.

“Roma dëshiron t’i kërkojë falje Ronaldo Vieira për vërshëllimat raciste”, ka shkruar skuadra e Romës në “Twitter”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe skuadra e Sampdorias, duke shkruar se jemi të gjithë të bashkuar për t’u përballur me racizmin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco