Klopp: Goli i Manchesterit tregon problemet që ka VAR-i

Klopp: Goli i Manchesterit tregon problemet që ka VAR-i

23:21, 20/10/2019

Manchester United dhe Liverpool e mbyllën në një barazim 1-1, derbin e luajtur ditën e sotme mes tyre.

Rashford shënoi për United, ndërsa Lalana ka barazuar për Liverpoolin.

VAR mund të themi se ishte protagonist i kësaj ndeshje, pasi anuloi një gol të Liverpoolit dhe akordoi si të rregullt golin e Rashfordit, vendime që nuk kanë kënaqur Kloppin.

Gjermani ka folur pas ndeshjes për “Sky Sport”, duke dhënë mendimin e tij për këtë ndeshje.

“Rezultati ishte i mirë, nuk ishte ajo që donim para ndeshjes, por mënyra se si u zhvillua, unë ndjej se duhet të jemi të lumtur. Ne patëm momente të mira në pjesën e dytë, por nuk më pëlqeu gjysma e parë, sepse ne i dhamë atyre mundësinë për të bërë atë që ata donin. Ne i lejuam ata të ishin agresivë dhe të fitonin duele kudo”, shprehet Klopp.

Më tej ai shton: “Ata ishin më të mirë se ne dhe mbrojtën mirë, por shënuan një gol që tregon të gjitha problemet e VAR-it. Atkinson lejoi që ndeshja të zhvillohej, sepse ky është protokolli i VAR, dhe VAR tregon se kishte kontakt dhe ishte një faull. Pothuajse gjithçka shkoi kundër nesh sot, por ne nuk humbëm. Ne e merituam pikën, 100 %”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco