Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO/ Dramatike në ‘San Siro’, Leçe ndëshkon Milanin në debutimin e Piolit

VIDEO/ Dramatike në ‘San Siro’, Leçe ndëshkon Milanin në debutimin e Piolit

22:49, 20/10/2019

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi përballë Leçes, në debutimin e trajnerit Stefano Pioli.

Një supergol i Kalderonit në minutën e 92-të ka tronditur kuqezinjtë, të cilët e dominuan lojën, por fati duket se nuk ishte me ta në këtë përballje.

Çalhanoglu hapi serinë e golave në minutën e 20-të, me një gjuajtje të bukur nga e djathta, ndërkohë që kuqezinjtë kishin raste të shumta shënimi në pjesën e parë, por nuk arritën të finalizonin.

Në fragmentin e dytë të lojës, Babakar, vendosi barspeshën në minutën e 62-të. Sulmuesi ekzekutoi një 11-metërsh. Gjuajtja e tij u prit nga Donaruma, teksa më pas topi shkoi sërish te Babakar, i cili e shtyu drejt rrjetës.

Festa e Leçes, zgjati 19 minuta, pasi Piatek kaloi sërish në avantazh kuqezinjtë, në minutën e 81-të, teksa me një gjuajtje nga brenda zonës, mposhti portierin Rafael.

Kur u mendua se sfida do të përfundonte me fitoren e Milanit, ishte Kalderoni, që me një gjuajtje të kalibruar nga jashtë zonës, vendosi baraspeshën, duke i dhuruar 1 pikë të artë Leçes, teksa zhyti në krizë kuqezinjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco