E bujshme/ Futbollisti i kombëtares shqiptare po ndiqet nga Juventus

E bujshme/ Futbollisti i kombëtares shqiptare po ndiqet nga Juventus

11:33, 20/10/2019

Kur një 19-vjeçar sillet në fushë si të ishte veteran dhe në vitet më të arta të karrierës, atëherë suksesi për të ardhmen është i garantuar.

Marash Kumbulla ka treguar në fushën e lojës se di të jetë i sigurt, i vendosur dhe i saktë me ndërhyrjet e tij ndaj kundërshtarëve në kampionatin italian.

E për këtë fakt klubi i Hellas Veronas që ka në pronësi lojtarin, po fërkon duart, pasi në drejtim të tij po vijnë oferta nga klube elitare.

E fundit që ka shfaqur interes për futbollistin shqiptarë është skuadra e Juventus, raporton “La Gazzetta dello Sport”.

 Kampionët e Italisë e kanë vëzhguar nga afër Kumbullën në ndeshjen ndaj Napolit, pasi e konsideruan një sfidë të rëndësishme për të parë rritjen e tij graduale. Më parë për 19 vjeçarin kanë shfaqur interes edhe skuadrat e Fiorentinës dhe Napolit.

Këta të fundit janë shtangur nga kërkesat e Veronës, e cila mund ta lërë të lirë lojtarin vetëm për 10 milionë euro. Pas këtyre muajve të parë në Serinë A, vlera e kartonit të shqiptarit ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme. Aktualisht kartoni i tij është 3 milionë euro, duke qenë lojtari i pestë më i shtrenjtë kuqezi.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco