Zidane: Nuk mund të them se jam i shqetësuar, por...

Zidane: Nuk mund të them se jam i shqetësuar, por...

09:31, 20/10/2019

Real Madrid pësoi një humbje shokuese ndaj Mallorcas. Djemtë e Zidane u mposhtën me rezultatin 1-0.

Me këtë humbje madrilenët  ia dorëzojnë vendin e parë Barcelonës, e cila mposhti Eibar me rezultatin 3-0.

Tekniku i “Los Blancos”, Zinedine Zidane u pa i shqetësuar për humbjen, megjithëse përpara mediave u mundua ta fsheh dëshpërimin.

Trajneri francez u shpreh se lojtarëve u duhet që çdo tre ditë të tregojnë veten, dhe kjo është shumë e vështirë.

“Problemi qëndron se çdo tre ditë lojtarëve u duhet të jenë në superformë, dhe kjo është shumë e vështirë.”

Nuk dua të them se jam i shqetësuar sepse nuk më pëlqen kjo fjalë, por nëse ne duam të fitojmë diçka këtë sezon duhet të kemi qëndrueshmëri.

Madrilenët nuk kishin me vete disa lojtarë për këtë ndeshje, pasi ishin të dëmtuar, mirëpo për teknikun ky nuk është justifikim.

‘Dëmtimet nuk janë justifikim, nuk mund të bëjmë asgjë me lojtarët e dëmtuar,” u përgjigj Zidane.

Mallorca shënojë që në fillim dhe u duk sikur Reali kap në befasi, por Zidanenuk është i këtij mendimi.

"Ne nuk mund të befasohemi nga një ekip që luan në shtëpinë e saj, ne e dinim se çfarë do të ndodhte," tha ai.

"Ata na befasuan sepse shënuan, por pastaj ata u zmbrapsën dhe ne nuk gjetëm zgjidhje," përfundojë Zidane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco