Conte: Jemi të mërzitur shumë për dëmtimin e Sanchez. Një futbollist si Ibra? Të flasësh për...

Conte: Jemi të mërzitur shumë për dëmtimin e Sanchez. Një futbollist si Ibra? Të flasësh për...

09:03, 20/10/2019

Pas humbjeve të pësuara në Champions dhe në kampionat, Interi u detyrua të bëjë një pushim dy javor përshak të kombëtareve.

Mirëpo gjatë ndeshjeve të kombëtareve, Antoini Conte humbi Alexis Sanchez dhe Danilo D’Ambrosion, ashtu si edhe Stefano Sensi që vazhdon të jetë i dëmtuar.

Megjithatë Conte u shfaq mjaft optimist në prag të transfertës ndaj Sassuolos, teksa në konferencën për shtyp deklaroi se skuadra ka punuar në mënyrë mjaft të mirë.

Si e shihni skuadrën në prag të turit të forcës që nis nesër?
Skuadra ka punuar shumë mirë dhe kjo më jep qetësi. Lojtarët janë angazhuar maksimalisht dhe në mënyrë determinante. Më pas një ndeshje mund të ndodhë që edhe ta humbësh, por kjo mënyrë të punuari është e duhura dhe të çon në rrugën e mbarë.

Çfarë ke menduar pas dëmtimit të Sanchez?
Jemi mërzitur shumë unë dhe stafi im, pasi lojtari ishte vënë në dispozicion për t’u rikthyer në formën më të mirë dhe në takimet e fundit po shihnim Sanchezin e vërtetë, por dëmtimet janë pjesë e këtij sporti dhe unë kap pësuar shumë të tillë. Rëndësi ka që ai të rikuperohet plotësisht dhe të rikthehet në formën më të mirë.

A mund të shërbejë një futbollist si Ibra?
Të flasësh për lojtarë të tjerë, do të ishte mungesë respekti për futbollistët e mi dhe për atë që ata japin në fushë. Ibra është një emër i madh, që do të mbahet mend gjatë kur të tërhiqet nga futbolli i luajtur, por unë mendoj vetëm për futbollistët që kam në dispozicion.

Vini pas dy humbjeve radhazi. Ku e keni përqendruar punën tuaj këtë javë?
Në të dy takimet që kemi humbur, kemi shfaqur aspekte pozitive dhe negative, ndaj kemi bërë analizat e duhura pas ndeshjeve. E rëndësishme për mua është që të rikthehemi më të fortë, pas çdo humbjeje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco