VIDEO/ Penallti për Lazion, shikoni çfarë bën Immobile në minutën e 92’

VIDEO/ Penallti për Lazion, shikoni çfarë bën Immobile në minutën e 92’

16:57, 19/10/2019

Lazio ka bërë çmendurinë duke barazuar rezultatin 3-3 në përballjen ndaj Atalantas e vlefshme për javën e 8-të në Serie A.

Në minutën e 92’ ishte Ciro Immobile i cili fitoi penallti dhe po vetë e ekzekutoi duke i dhuruar skuadrës së tij një pikë të artë.

Kujtojmë që skuadra mike po udhëhiqte ndeshjen me rezultatin 3-0, por kryeqytetasit arritën që të bënin mrekullinë duke vendosur baraspeshën.

Një meritë të padiskutueshme kishte edhe portieri shqiptar Thomas Strakosha i cili në minutën e 89’ bëri disa pritje spektakolare, duke ndalur i vetëm kundërsulmin e skuadrës së Atalantas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco