Shqarri thumbon Shakohoxhën: Vetëm njërin njoh që bërtet kot. Vajzat i marrin për të tërhequr

Shqarri thumbon Shakohoxhën: Vetëm njërin njoh që bërtet kot. Vajzat i marrin për të tërhequr

12:08, 19/10/2019

Ahmet Shqarri është një ikonë e zërit të sportit shqiptar, pasi ka komentuar ndeshje të shumta ndër vite.

I ftuar në emisionin “Pasdite” në Vizion Plus, duke folur për profesionin e tij të gjatë dhe të veçantat ndër vite, nuk ka arritur që të veçojë qoftë edhe një komentator që të bëj diferencën. Por, Ahmet Shqarri, është ndalur dhe ka“thumbuar” edhe Dritan Shakohoxhën!

“Jo të kapi mikrofonin cilido, se ne e quanim të shenjtë. Të bërtasë nga studio dhe ndeshja zhvillohet në Antarktidë! Qoftë edhe Kombëtarja jonë, e të bërtasësh në studio. Komentatorët sot nuk i njoh. Vetëm njërin njoh që bërtet kot. Nuk ka ndonjë emër që ta përmend, që më lë mbresa”.

Por, si një njohës i mirë në fushën e komentit ai ndalet edhe te moda e hapur së fundmi në ekranet tona: “Këtu ka rrezik të mos ketë fakultet dhe shkollë, do jenë të mbushur me diploma false. Vajzat i marrin për të tërhequr. Një mund ta marrësh dakord, po këto janë edhe anonime”, -ka thënë mes të tjerave në intervistën e tij Ahmet Shqarri, një nga zërat e preferuar të sportdashësve shqiptarë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco