VIDEO/ Presidenti nuk u jepte rrogat, futbollistët qëndrojnë të palëvizur në fushë

VIDEO/ Presidenti nuk u jepte rrogat, futbollistët qëndrojnë të palëvizur në fushë

11:40, 19/10/2019

Skena skandaloze në Meksikë, aty ku ndeshja mes Veracruzit dhe Tigres është kthyer në estradë të vërtetë.

Ekipi i Tigres fitoi 3-1 në udhëtim, por sigurisht se pas asaj që ndodhi, rezultati del në plan të dytë.

Ekipi mik i shënoi tre gola kur ekipi kundërshtar ishte pasiv.

Lojtarët e Veracruzit nuk luajtën dhe qëndruan statik, ata protestuan kundër drejtuesve të tyre, sepse nuk kanë marrë rrogat prej disa muajsh.

Kjo nuk ndikoi shumë te Tigres që realizuan tre gola në tetë minuta, me Vargas në minutën 2’, Gignac 4’, dhe Vargas sërish 8’.

Në fund, lojtarët e Veracruz duartrokitën ata të Tigres, për solidaritetin që treguan dhe që nuk shënuan më shumë gola, edhe pse kishin mundësi të shkonin në shifra dyshifrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco