Klubi i Serie-A shfaq interes për Mesut Ozil

Klubi i Serie-A shfaq interes për Mesut Ozil

10:42, 19/10/2019

Mesut Ozil nuk po kalon momente të mira tek skuadra e Arsenal.  Trajneri Unai Emery nuk e ka më mesfushorin pjesë të planeve të tijë, dhe po mendohet që futbollisti të transferohet diku tjetër.

Një nga arsyet kryesore, që kërkohet largim e tij  është paga e lartë që ai ka tek klubi londinez.

Interesim për blerjen e turko-gjermanit ka ardhur nga një ekip i Serie-A. Sipas asaj që raporton “Calciomercato” klubi i Milanit ka shfaqur interes për të pasur shërbimet e Ozil.

Mefushori i është bashkuar Arsenalit në vitin 2013 nga Real Madrid për 47 milionë euro.

Lojtari atëkohë, pati një fillim të mbarë, por ka përjetuar rënie të dukshme të formës, sidomos në dy sezonet e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco