‘El Clasico’/ Klubet ranë dakord që të luajnë më 18 dhjetor, La Liga kërkon një datë tjetër

‘El Clasico’/ Klubet ranë dakord që të luajnë më 18 dhjetor, La Liga kërkon një datë tjetër

09:08, 19/10/2019

“El Clasico” i parë i këtij sezoni është një nga më të diskutueshmit i viteve të fundit.

Gjendja e rëndë në Katalonjë, ku po zhvillohen protesta të mëdha, ka bërë që autoritetet spanjolle të shtyjnë datën e ndeshjes Barcelona – Real Madrid, për shkaqe sigurie.

Klubet ranë dakord që ndeshja midis tyre të zhvillohej më datën 18 dhjetor. Mirëpo një gjë të tillë nuk e pranon La Liga.

La Liga pretendon se me zhvillimin e “El Clasicos” më 18 dhjetor klubet  e tjera që do të luajnë në “Coppa Del Rey” do të humbitnin shumë ekonomikisht.

Kjo do të ndodhte pasi vëmendjen kryesore në TV do të merrte kjo ndeshje.

La Liga ka dalë me një propozim të fundit për zhvillimin e këtij takimi. Ata propozojnë që ndeshja të zhvillohet më datën 4 dhjetorë, pasi kjo është një datë më e favorshme për të gjithë.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco