Inzaghi: Pas Athinës, mbrëmja më e bukur e jetës sime ka qenë...

Inzaghi: Pas Athinës, mbrëmja më e bukur e jetës sime ka qenë...

08:24, 19/10/2019

Filippo Inzaghi i njohur ndryshe si “Pippo”, ka folur në një intervistë për “DAZN”, mbi karrierën e tij si trajner.

Vendimi për t'u bërë trajner: "Deri në sekondën e fundit nuk kam menduar kurrë se do të bëhesha trajner, mendoja se do të mbetesha pjesë e kësaj botë dhe as në moshën 40 vjeç nuk e pranoja idenë e tërheqjes", ka thënë Inzaghi.

"Më pas kam kuptuar se do ta kisha pasur shumë të vështirë të luaja me një fanellë që nuk e ishte e Milan-it. Galliani, vëllai im Simone dhe menaxheri im më kanë bindur se ishte rruga e duhur. Duhet të them se kanë pasur të drejtë".

Image

Mentaliteti për të mos u dorëzuar kurrë: "Pas Athinës, mbrëmje më e bukur e jetës sime ka qenë Milan-Real Madrid e 2010-ës. Kishim sulmues të mrekullueshëm: Ibrahimovic, Pato, Ronaldinho, Robinho... dhe unë isha 37 vjeç".

"Mourinho tha në konferencë për shtyp se mund të luante kushdo, por shpresonte që të mos luante Inzaghi. Ato fjalë më motivuan. U futa nga stoli kur ishim në disavantazh të një goli dhe realizova menjëherë një dygolësh, duke kapur Raul-in".

"Isha pak i çmendur, sepse kisha marrë me vete fanellën me numrin 69 dhe 70, me shpresën për të vendosur rekordin e golave në kompeticionet evropiane. Ndoshta është pikërisht ky besim i madh në vete që të bën të realizosh ëndrrat", ka përfunduar Inzaghi.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco