Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Shqiptarët e armatosur iu futën në shtëpi, gruaja e futbollistit rrëfen tmerrin: Kam...

Shqiptarët e armatosur iu futën në shtëpi, gruaja e futbollistit rrëfen tmerrin: Kam...

22:46, 18/10/2019

Grabitja e shtëpisë së Alvaro Morata-s, ka lënë pasoja të rënda për bashkëshorten e futbollistit, Alice Campello.

Bukuroshja ka bërë një rrëfim të pazakontë ku tregon se në shtëpinë e saj dikur kishte frikë të shkonte në tualet si pasojë e tmerrit prej grabitësve.

 “Ato ditë ishin shumë të vështira. Unë as nuk mund ta laja fytyrën në tualet sepse kisha frikë se dikush ishte pas meje. Ishte e vështirë. Unë nuk dëshiroj që dikush ta jetojë këtë përvojë me familjen në shtëpi”, tha ajo.

Grabitja ndodhi qershorin e kaluar, kur gruaja e re e kampionit spanjoll ndodhej brenda në Mirasierra së bashku me binjakët. Banda hyri në shtëpinë e Morata-s, duke grabitur gjithçka që gjeti.

Pas hetimeve policia arriti që të prangosë bandën e rrezikshme ku 4 prej tyre ishin me origjinë shqiptare njëri prej të cilëve ishte arrestuar edhe në vitin 2007.

Gjatë disa muajve, banda vidhi disa shtëpi të Morata, Casemiro, Thomas dhe Benzema.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco