Nuk ka më ndeshje Kosovë – Rusi në kualifikuese, ky është vendimi i marrë nga UEFA

Nuk ka më ndeshje Kosovë – Rusi në kualifikuese, ky është vendimi i marrë nga UEFA

20:07, 18/10/2019

Asnjë skuadër nga Kosova, përfshirë edhe ekipin kombëtar, nuk do të ketë të drejtë të luaj përballë ekipeve të Rusisë.

Ky është vendimi i fundit i marrë nga UEFA.

UEFA u mblodh të mërkurën për të diskutuar situatën e ndeshjeve mes ekipeve nga Kosova dhe Rusia.

Image

Duke marrë parasysh rreziqet e sigurisë që lidhen me ndeshjet mes ekipeve nga Rusia dhe Kosova, ata vendosën që këto dy vende të mos kenë të drejt të përballen mes njëra-tjetrës në garat evropiane deri në një njoftim të ardhshëm.

Sa i përket kualifikuesve për femrat për Euro 2021, ku këto dy vende janë në grupin A, të dy ndeshjet do t’i zhvillojnë në vende neutrale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco