Sulmuesi i Milanit nuk gjen veten në Itali, gati rikthimi në Spanjë

Sulmuesi i Milanit nuk gjen veten në Itali, gati rikthimi në Spanjë

14:01, 18/10/2019

I transferuar te Milani në vitin 2018 nga Villarreali, Samu Castillejo mund të rikthehet te “Nëndetësja e Verdhë”.

25-vjeçari nuk po arrin të bindë me performancën e tij, duke qëndruar shpesh në stol.

Mungesa në formacionin titullar të kuqezinjve mund ta shtyjë sulmuesin të kërkojë largimin gjatë merkatos së janarit, për t’u rikthyer në Spanjë pikërisht te ish-skuadra e tij, Villarreal.

Largimi i trajnerit Gaimpaolo dhe ardhja në krye të ekipit e Piolit duket se nuk e ka ndryshuar pozicionin e spanjollit, i cili nuk shihet si zgjedhje e parë dhe për këtë me shumë mundësi në dimër lojtari mund të largohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco