Trajneri i Partizanit: Mungojnë tifozët ndaj Vllaznisë, do të luajmë për ta

Trajneri i Partizanit: Mungojnë tifozët ndaj Vllaznisë, do të luajmë për ta

13:44, 18/10/2019

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, ka dalë ditën e sotme për të folur mbi sfidën me Vllazninë, që do të luhet nesër.

Tekniku është shprehur se mungesa e tifozëve do të ndikojë në paraqitjen e skuadrës, por do të luhet për ta.

Sipas teknikut, repartet janë të konsoliduara, vetëm pozicioni i Malës është në dyshim.

Vështirësitë me Vllazninë? “Kam parë shumë mirë lojtarët mi. Skuadra ka treguar një kondicion të mirë gjatë kësaj kohe. Luajmë në një stadium shumë të bukur dhe në një fushë të mirë. Do të luajmë përballë një kundërshtari që sapo ka ardhur në Kategorinë Superiore dhe është i rreshtuar mirë taktikisht. Ndeshjet që ka bërë këtë javë kanë qenë të mira. “Loro Boriçi” do të jetë i mbushur dhe kjo na jep një motiv më shumë për të bërë një ndeshje të mirë”.

Tifozët e Partizanit mungojnë? “Këtë e dimë dhe na vjen shumë keq. Ishim përgatitur për këtë gjë. Na vjen keq që nuk i kemi në krah, por do të luajmë për ata”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco