I ftuar në “Tuttomercato Radio”, ish-lojtari i Torinos, Masimo Brambati, ka zbuluar një tjetër prapaskenë, të merkatos së verës te Milani.
Genaro Gattuso u shkarkua nga kuqezinjtë në fund të sezonit të kaluar dhe vendin e tij e zuri Marco Giampaolo.
Por, Brambati bën me dije se Gattuso u largua nga Milani, pasi kërkoi në skuadër Frank Ribery.
“Nuk e kuptoj atë që bëri Milani. Mori Giampaolon dhe më pas solli Piolin. Më mirë do të ishte t’i besohej Gattusos dhe të ndiqeshin idetë e tij. Ai u kërkoi drejtuesve të afronin Riberinë dhe dy lojtarë të tjerë me eksperiencë. Milani refuzoi propozimet e tij”, shprehet Brambati.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: