Zidane takohet me Paul Pogba në Dubai

Zidane takohet me Paul Pogba në Dubai

09:52, 18/10/2019

Takim kokë më kokë mes Paul Pogba dhe Zinedine Zidane në Dubai.

Trajneri i Realit mori pjesë në një konferencë për përdorimin e inteligjencës artificiale në sport dhe aty përfitoi nga rasti për të takuar Pogbanë, që po kalonte pushimin e kombëtareve, pasi dëmtimi nuk e la të luante për “Gjelat”.

“Daily Mirror” i ka kapur mat të dy francezët dhe tashmë zërat për një transferim të Pogbasë te Reali janë shtuar.

Marrëveshja dështoi verën e shkuar dhe tashmë Reali, është gati të rikthehet dhe të rrëmbejë një nga mesfushorët më të talentuar.

Duket se kjo foto sinjalizon nisjen e tratativave për një transferim të bujshëm, “frerët” e të cilit do t’i marrë në dorë Mino Raiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco