FOTO/ Reja ‘fiton’ një mesfushor për Kombëtaren

FOTO/ Reja ‘fiton’ një mesfushor për Kombëtaren

08:29, 18/10/2019

Në ndeshjet e fundit, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë duke bindur edhe në rezultate, përjashtuar atë ndaj Turqisë ku na ndëshkoi një gabim në minutat e fundit.

Ndërkohë, në këto ndeshje ka pasur edhe afrime të shumta në skuadër dhe në nëntor, kur luhen ndeshjet e fundit, priten të tjera afrime.

Një ndër to, me shumë gjasa mund të jetë mesfushori Emanuele Ndoj, i cili ka lënë pas dëmtimin e pësuar në fillim të sezonit.

Image

Mesfushori i Breshias, u dëmtua në një ndeshje miqësore vetëm pak ditë para se të niste kampionati dhe riaftësimi i tij, ka shkuar në mënyrën më të mirë.

Mediat italiane, bëjnë me dije se Ndoj do të rikthehet në fushë më shpejt nga sa pritej, teksa i është bashkuar skuadrës në stërvitje.

Ai ka nisur përgatitjet e tij në fushën e blertë dhe sapo të arrijë formën fizike, do të rikthehet të luajë më Breshian dhe Kombëtaren duke shtuar kështu alternativat për trajnerin Edi Reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco