Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

 ‘Lufta’ në Barcelonë shtyn ‘El Clasico-n’. Zbulohet data kur do të zhvillohet derbi

‘Lufta’ në Barcelonë shtyn ‘El Clasico-n’. Zbulohet data kur do të zhvillohet derbi

22:26, 17/10/2019

Barcelona po përjeton një gjendje lufte me protestuesit që e kanë kthyer qytetin në një fushë beteje me Policinë.

Kjo situatë e tensionuar në Kataluni ka rrezikuar zhvillimin e përballjes mes Barcelonës dhe Real Madridit e planifikuar për tu zhvilluar më 26 tetor 2019.

Në mungesë të konfirmimit zyrtar, “Marca” shkruan se “El Clasico” e parë e këtij sezoni pritet që të zhvendoset dy muaj me vonesë, pikërisht më 18 dhjetor.

Fillimisht ishte menduar që ndeshja e parë të luhet në ‘Santiago Bernabeu’, por një gjë e tillë është mohuar nga Barcelona.

Tashmë sipas këtyre informacioneve pritet që kjo datë të konfirmohet edhe nga Federata Spanjolle e Futbollit.

Zjarre, makina të djegura, vitrina dyqanesh të thyera, përplasje fizike mes uniformave blu dhe qytetarëve. Kjo është situata dramatike ditët e fundit në Barcelonë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco