Messi: Nëse nuk fitoj ‘Topin e Artë’, nuk ka asnjë problem!

Messi: Nëse nuk fitoj ‘Topin e Artë’, nuk ka asnjë problem!

21:44, 17/10/2019

Leo Messi ditën e djeshme fitoi për herë të 6-të në karrierë “Këpucën e Artë”, një çmim që e vlerëson argjentinasin si golashënuesin më të mirë europian me 36 gola të shënuar sezonin e kaluar duke grumbulluar 72 pikë.

Në intervistën e dhënë për “Marca-n”, Leo theksoi se objektivi i tij nuk janë çmimet individuale por e rëndësishme është suksesi kolektiv me Barcelonën.

"Unë gjithmonë them se çmimet individuale (Topi i Artë apo Këpuca e Artë) nuk janë objektivi im. Nëse i merrni ato, shkëlqyeshëm: nëse jo, nuk ka asnjë problem. Rëndësi ka suksesi me klubin", tha ai.

Leo, si është procesi i gjumit për ju? Zgjoheni natën ndonjëherë?

Në fakt, gjumi është shumë i rëndësishëm për mua dhe nuk ndiej asgjë kur fle. Mund të më kalojë një kamion përsipër kur jam në gjumë dhe sërish nuk e ndiej. Pushimi për mua është diçka e domosdoshme.

Cili është ushqimi pa të cilin nuk bëni dot?

Edhe kjo është diçka shumë e rëndësishme për mua, sepse ushqimi ndihmon edhe në formën si futbollist. Duhet të ha shumë gjëra jeshile. Edhe fëmijët i kam mësuar kështu. Tiago i konsumon, ndërsa Mateo…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco