Vlerat në treg/ Hysaj në vend të dytë, ja futbollistët më të shtrenjtë të Kombëtares

Vlerat në treg/ Hysaj në vend të dytë, ja futbollistët më të shtrenjtë të Kombëtares

20:09, 17/10/2019

Thomas Strakosha është futbollisti më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare për momentin. Gardiani i Lacios ka parakaluar mbrojtësin shkodran Elseid Hysaj, i cili nuk po gjen hapësirat e duhura te skuadra e Napolit.

Sipas faqes së specializuar të vlerave të futbollistëve “Transfermarkt”, gardiani shqiptar vlen 20 milionë euro, ndërkohë që vlera e Hysajt ka rënë. Nga 25 milionë euro që vlente vitin e kaluar, shkodrani tashmë vlen 18 milionë euro.

Në vend të tretë qëndron mbrojtësi i Atalantës, me 7.5 milionë euro. Ndërkohë që top 5 plotësohet nga 2 futbollistë të tjerë shqiptarë që aktivizohen në Serinë A, bëhet fjalë për Etrit Berishën dhe Marash Kumbullën. Të dy këta futbollistë sipas “Transfermarkt” vlejnë 3 milionë euro./ panorama sport

VLERAT E TË GJITHË LOJTARËVE AKTUALË TË KOMBËTARES: 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco