Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Flet bashkëshortja e Tiago Silvas: Menduam rikthimin në Itali, por tani nuk...

Flet bashkëshortja e Tiago Silvas: Menduam rikthimin në Itali, por tani nuk...

18:52, 17/10/2019

Tiago Silva u largua nga skuadra e Milanit në vitin 2012 dhe prej 7 sezonesh është pjesë e PSG-së.

Kontrata e lojtarit me klubin francez përfundon në fund të sezonit dhe ende nuk është e qartë nëse palët do të ulen në bisedime për ta rinovuar atë.

Image

Për këtë ka folur edhe bashkëshortja e lojtarit, Izabel da Silva, e cila tregon se në vitin e parë kanë menduar rikthimin në Itali: “Pas sezonit të parë te PSG-ja, dëshironim të ktheheshim përsëri në Itali. Megjithatë sot në asnjë mënyrë nuk duam të largohemi nga Franca. Ne duam të jetojmë në Paris, kemi një marrëdhënie të veçantë me qytetin, veçanërisht pasi kemi marrë edhe pasaportën e këtij vendi.

 

ImageTiago tentoi për 4 vite me radhë, derisa më joshi. Kjo tregon vullnetin e tij të hekur, teksa kur dëshiron diçka nuk heq dorë derisa ta arrijë. Ai është në fund të kontratës, por nuk varet vetëm nga ne për të vendosur. Maldini luajti deri në moshën 42-vjeçare, edhe pse ai pinte duhan. Atëherë Tiago mund të luajë deri në 50 vjeç.”, u shpreh Izabel da Silva.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco