Dy klubet e La Liga-s bëjnë kërkesë që ndeshja të zhvillohet në SHBA

Dy klubet e La Liga-s bëjnë kërkesë që ndeshja të zhvillohet në SHBA

16:52, 17/10/2019

Villarreal CF dhe Atletico Madrid kanë bërë kërkesë zyrtare në Federatën Spanjolle të Futbollit që ndeshjen e javës së 16-të, më 6 dhjetor 2019, ta luajë në stadiumin “Hard Rock” në Miami.

Kjo kërkesë është pjesë e strategjisë së vazhdueshme të La Liga-s për të tërhequr audiencë ndërkombëtare.

Lojtarët dhe trajnerët e të dy skuadrave janë informuar dhe kanë treguar entuziazmin e tyre për të qenë në gjendje të luajnë para tifozëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shoqata e Futbollistëve Spanjollë (AFE) gjithashtu është informuar për kërkesën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco