Fiorentina dhe Napoli shfaqin interes për Marash Kumbullën

Fiorentina dhe Napoli shfaqin interes për Marash Kumbullën

14:14, 17/10/2019

Kur një 19-vjeçar sillet në fushë si të ishte veteran dhe në vitet më të arta të karrierës, atëherë suksesi për të ardhmen është i garantuar.

Marash Kumbulla, në fushën e lojës, edhe përballë Juventusit dhe Milanit ka treguar se di të jetë i sigurt, i vendosur dhe i saktë me ndërhyrjet e tij në elitën e futbollit italian.

Mosha? Vetëm një numër, për djaloshin që do ta bëjë Veronën të gëzojë një xhevahir të madh në merkaton e transferimeve.

Në adresë të 19-vjeçarit “Gazeta Dello Sport” ka bërë me dije se së fundmi është interesuar skuadra e Fiorentinës.

Ekipi vjollcë ka bërë gati edhe planin që në muajin janar: Ta tentojë bllokimin e kartonit të tij për të shmangur ndonjë surprizë të mundshme dhe në fund të sezonit ta afrojë në ekip shqiptarin.

Djaloshi është lindur në Itali, ndaj për të nuk rëndon rregulli për ekstrakomunitarët, siç e vuajnë shumë nga futbollistët e Shqipërisë.

Goli ndaj Sampdorias në Serinë A, ndeshjet e mira dhe debutimi me Shqipërinë kanë plotësuar si duhet paketën e një futbollisti të kompletuar, për të cilin sapo ka nisur ankandi.

Në Itali nuk e përjashtojnë edhe interesimin e napolitanëve për 19-vjeçarin kuqezi, i cili, pse jo, shihet si zëvendësues i Kulibali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco