FOTO/ Alban Bushi sqaron festën e kuqezinjve kur fituan me Kosovën

FOTO/ Alban Bushi sqaron festën e kuqezinjve kur fituan me Kosovën

13:50, 17/10/2019

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka dalë ditën e sotme në konferencë për të folur mbi ndeshjen e zhvilluar ndaj Kosovës.

Tekniku i Shpresave është shprehur se ekipi i tij e dominoi ndeshjen, ndërsa theksoi se festa nuk ishte se mposhtën Kosovën.

Ndeshja me Kosovën?- “Kanë bërë një ndeshje të mirë, kishim shumë kohë në dispozicion dhe kjo ishte një nga arsyet që ata u shfaqën mirë fushë nga detyrat taktike po ashtu edhe nga ajo fizike. Kishim kohë, jo si herët e tjera që luanim për tre-katër ditë. Dhanë maksimumin dhe i falënderoj për këtë gjë. Ishim përballë një ekipi shumë të fortë siç është Kosova. Në fillimin e pjesës së dytë ekipi ra nga gjendja fizike por e mori veten.

Ekipi dominues? - Mendoj se ka qenë një ndeshje e dominuar komplet nga ekipi jonë, mbase po të heqim 15 nga pjesa e dytë ku Kosova kishte zotërimin e topit. Për 90 minuta kishin vetëm dy raste për gol, të iniciuara nga Kastrati. Ne kishim më shumë raste. Luajtëm rrjedhshëm. Por, ndonjëherë përdorëm edhe topat e gjatë. Duke ditur që përpara ishte Broja që e kemi pikë të fortë. Kemi ekip të mirë. Me Turqinë kemi luajtur mirë, meritonim pikë. Më pas bëmë hap fals me Andorrën, më pas morëm barazim me Turqinë por barazuam. Jemi ndëshkuar me Austrinë, por ndikuan shumë faktorë. Një ndeshje për t’u harruar. Kemi edhe pesë ndeshje që janë 15 pikë në lojë. Kemi dy ndeshje me Anglinë, çdo gjë mund të ndodhë.

Festa? - Të fitosh nuk ka rëndësi kë kundërshtar ke përballë. Nuk u gëzuam se mundëm Kosovën, dhe në një ndeshje kalçeto kërkon të fitosh. Unë dua të fitoj edhe kundër vëllait tim. Është hera e parë që isha kundër Kosovës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco