Dëmtimi i Alexis Sanchez mund të kthejë Gabigol tek Interi

Dëmtimi i Alexis Sanchez mund të kthejë Gabigol tek Interi

13:15, 17/10/2019

Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si Gabigol, mund të rikthehet në Europë.

Duke parë dëmtimin e Alexis Sanchez, futbollisti mund t’i shërbejë Antonio Contes, i cili nuk do të ishte i detyruar të kërkonte një alternativë në merkato, pasi lojtari i përket Interit.

Sulmuesi po kalon një formë shumë të mirë te Flamengo, ku po shënon vazhdimisht, duke i bindur edhe drejtuesit e klubit brazilian, që kanë shprehur dëshirën për ta mbajtur në ekip 23-vjeçarin.

Por duket se Flamengo do ta ketë të vështirë të bindë lehtësisht Interin, pasi në garë është rifutur Schalke, që është në tratativa të avancuara me zikaltrit për kartonin e brazilianit, që vlerësohet 30 milionë euro.

Gjithsesi, Gabigol mund të kthehet në janar në Milano, ku mund t’i jepet një shans i artë nën drejtimin e Contes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco