Volej femra/ Partizani shkruan historinë, kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve

Volej femra/ Partizani shkruan historinë, kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve

21:53, 16/10/2019

Partizani në volejboll për femra ka arritur të sigurojë kualifikimin historik në Ligën e Kampioneve. Volejbollistet kryeqytetase do të shkojnë kështu në turin e dytë të këtij kompeticioni.

Pasi fituan takimin e parë në Tiranë, 3-1 me sete ndaj ekipit boshnjak ZOK Bimal-Jedinstv, vajzat e drejtuara nga trajneri Nejat Sancak fituan edhe takimin e dytë në transfertë, me shifrat 2-3.

Seti i parë u dominua nga Partizani, dhe u fitua 21-25. Në të dytin, ishte lojtaret vendase që u shkëputën që në fillim, dhe nuk i lanë shumë shpresa ekipit shqiptar, duke barazuar 1-1, teksa e mbyllën 25-19.

Seti i tretë ishte vendimtar, pasi Partizani u shkëput sërish, dhe fitoi 18-25. Me fitimin e këtij seti, lojtaret e kuqe e siguruan automatikisht kalimin në turin tjetër, dhe pjesa tjetër e ndeshjes shërbeu vetëm për statistika.

Seti i katërt u fitua nga boshnjaket me shifrat 25-21, ndërkohë që seti final pa lojtaret e kuqe triumfuese, të cilat arritën të fitojnë me shifrat 13-15.

Në fund, Partizani fitoi edhe takimin e dytë me shifrat 2-3, ndërsa tashmë në turin e dytë, do të ketë përballë ekipin hungarez të Vasas.

Ky është një rezultat historik për volejbollistet femra të Partizani, pasi nuk kishin arritur asnjëherë deri në këtë fazë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

altini17/10/2019 00:41

Urime Partizanit per fitoren e merituar dhe kualifikimin per ne raundin tjeter. Po cfare historie ka shkruar Partizani me kete kualifikim? Ne 1990 Dinamo arriti ne 4-shen me te mire dhe zuri vendin e trete te Kupes se Kampioneve. Me kujdes, kur merrni persiper te beni historine.

Shto koment

Denonco