Festimi ushtarak/ Reja: Dënohet Turqia...ja mënyra si hyjmë në garë për Europianin

Festimi ushtarak/ Reja: Dënohet Turqia...ja mënyra si hyjmë në garë për Europianin

21:37, 16/10/2019

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka zbuluar mënyrën e vetme si Shqipëria mund të kualifikohet në Kampionatin Europian 2020.

Në një intervistë për “Radio Sportiva” në Itali, tekniku që drejton kuqezinjtë u habit nga festimi në mënyrë ushtarake e lojtarëve turq pas golit me Shqipërinë dhe Francën.

Reja shpreson që UEFA të marrë masa ndaj tyre, pasi vetëm një ndëshkim i mundshëm i Turqisë mund të “përkthehet” në kualifikim për Shqipërinë.

Ai shprehet se Turqia mund ta kalojë me gjobë, por gjithashtu ka shpresë se nëse UEFA merr një vendim drastik ndaj tyre, kjo mund ta ndihmonte Shqipërinë të rikthehej sërish me shpresa për një kualifikim të mundshëm në Europian.

"Ne humbëm me Turqinë, por ne jemi një ekip që mund të konkurrojë me të gjithë", tha fillimisht ai.

“Kam aktivizuar edhe Kumbullën e Veronës. Në të ardhmen mund të bëhet një ekip i mirë, edhe pse fatkeqësisht na iku mundësia për t’u kualifikuar në Europian. Kumbulla ka zgjedhur Shqipërinë, pasi është i lidhur me vendin e tij. Ka luajtur me të gjitha moshat e Shqipërisë dhe prindërit ishin për ta parë. Çuditem si Italia nuk ia kishte hedhur sytë. Ata edhe ndoshta e kanë kërkuar, por tashmë ai ka zgjedhur”, vijoi ai.

“Pas ndeshjes kundër Turqisë pamë që u rreshtuan dhe bënë një përshëndetje ushtarake. Ishim të befasuar. Janë gjeste që duhet të censurohen. Pavarësisht gjithçkaje, ata e bënë diçka të tillë edhe kundër Francës. Shpresoj që UEFA të marrë masa kundër Turqisë, mbase do të na vendosë edhe në garën për kualifikim. Përveç atyre shpresave egoiste që mund të kemi ne, mendoj se do ta kalojnë me një gjobë”, përfundoi ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Daj Jaku16/10/2019 23:53

    Jam i mendimit të ndalohet lufta dhe jo sporti, sektakli, futholli. Gjithsesi jam i mendimit të përjashtohen për kohë të gjatë individët të cilët bëjnë gjeste ushtarake në fushën e lojës, të konsiderohen më të rënda se sa gjestet raciste.

    Shto koment

    Denonco