Ishin shumë pranë transferimit të Neymar, zbulohet shkaku pse Manchester United hoqi dorë nga 27-vjeçari

Ishin shumë pranë transferimit të Neymar, zbulohet shkaku pse Manchester United hoqi dorë nga 27-vjeçari

20:22, 16/10/2019

Sulmuesi braziliani PSG-së, Neymar, ishte një nga emrat më të përfolur në merkaton verore.

27-vjeçari kërkonte me ngul largimin nga parisientë dhe dy skuadrat që e kërkonin më së shumti shërbimet e tij  ishin, Real Madrid dhe Barcelona.

Mirëpo siç raportojnë mediat angleze edhe Manchester United ka kërkuar shërbimet e Neymar, madje duke arritur dhe një marrëveshje me ekipin francez.

Por  “Djajtë” duke bërë vëzhgimet e tyre, hoqën dorë përfundimisht nga braziliani.

Shkaqet ishin dy: sjellja e tij jo profesioniste në shumë raste dhe kërkesat e të atit, që dëshironte të fitonte sa më shumë para.

United i vendosi të gjitha në “peshore” dhe duke e krahasuar me çmimin e lojtarit në treg, hoqi dorë menjëherë nga ai, duke lënë Barcelonën dhe Realin të vazhdonin tratativat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco