Tradhtia e famshme, Maxi Lopez sot befason me deklaratën për Icardin!

Tradhtia e famshme, Maxi Lopez sot befason me deklaratën për Icardin!

16:58, 16/10/2019

Maxi Lopez ka falur Mauro Icardi-n.

Ish-shoku i ngushtë i Sampdoria-s u dashurua me Wanda Nara-n në kohën kur ajo ishte e martuar me Lopezin. Si pasojë, bukuroshja nga Argjentina e braktisi përfundimisht Lopezin dhe që prej atëherë është në lidhje dashurie me Icardin.

Megjithatë, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Milanit thotë se nuk ka më probleme me Icardin dhe se ajo çfarë kishte ndodhur mbetet vetëm në të kaluarën e tij.

“Vendosa të jem i lumtur. Gjërat mund të shkojnë keq ose mirë. Lidhja ime me Wandën dështoi, por unë u bëra baba gjatë asaj kohe. Ishte thjesht një rastësi”, tha Lopez për Club 947.

“Mendoj se kam zgjedhur opsionin më të mirë. Të gjithë kanë probleme dhe komplikime, ama jeta zhvillohet sipas mënyrës sesi ballafaqohesh me to”, shtoi ai.

“E kam falur Icardin dhe nuk kam probleme me të. Synimi im në jetë, përveç futbollit, në ndjesinë njerëzore, është ta gjej lumturinë dhe t’ua dhuroj atë fëmijëve të mi”, theksoi ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco