Menaxheri ngre në ‘qiell’ Ronaldon: Do jetë më i miri në histori

Menaxheri ngre në ‘qiell’ Ronaldon: Do jetë më i miri në histori

13:35, 16/10/2019

Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Juventusit ta paktën deri në përfundim të kontratës aktuale.

Konfirmimi vjen nga menaxheri i njohur portugez, Jorge Mendes.

I intervistuar nga “Tuttosport”, ai siguroi se CR7 dëshiron të arrijë objektiva të mëdhenj me fanellën bardhezi:

“Cristiano ka arritur një objektiv të rëndësishëm, ka shënuar 700 gola në karrierë, por unë nuk ka asnjë dyshim që së shpejti do të thyejë edhe rekordin e Pelesë si golashënuesi më i mirë i historisë së futbollit dhe këtë objektiv do ta arrijë duke luajtur për Juventusin. Në fund të fundit, 68 gola për të jashtëzakonshmin Ronaldo (me Juven) nuk janë shumë, apo jo? Jam i bindur se më e mira ende nuk ka ardhur”.

Mendes nuk ka asnjë dyshim që klienti i tij, CR7, është më i miri i historisë së futbollit.

“Numrat nuk gënjejnë. Në mënyrë dërrmuese, Cristiano i ka thyer rekordet në futboll. Kjo e lartëson atë në kategorinë e lojtarit më të mirë në historinë e futbollit dhe me një ndryshim të madh në krahasim me të dytin, për gjithçka që ka bërë në shërbim të klubeve të ndryshme, që përfaqësoi në Angli, Spanjë dhe tani në Itali, por edhe te përfaqësuesja portugeze. Falë Cristiano Ronaldos, Portugalia tashmë ka luajtur tri finale, duke fituar dy”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco