‘Messi është njëshi, por Ronaldo... T’i shijojmë të dy’

‘Messi është njëshi, por Ronaldo... T’i shijojmë të dy’

11:59, 16/10/2019

Edhe pse Cesar Luis Menotti nuk është adhurues i debatit të famshëm Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, ish-ylli argjentinas tregoi se kush është më i miri, por këmbënguli se i do të dy.

Megjithëse mbajti anën bashkatdhetarit të vet, Messit, Menotti e lavdëroi edhe Ronaldon.

“Messi është gjithmonë njëshi për mua, por Cristiano Ronaldo është i jashtëzakonshëm”, tha Menotti për “La Gazzetta dello Sport”.

“Nuk më pëlqen t’i bëj këto krahasime, megjithatë. Sepse ato nuk i bëjnë mirë futbollit. Ne duhet t’i shijojmë të dy. Ata janë të ndryshëm, të veçantë. Ronaldo është i paparë në zonë, ndërsa Messi më i kompletuar në pjesët e tjera të fushës”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco