Arrestohen 5 tifozë bullgarë për racizmin ndaj Anglisë

Arrestohen 5 tifozë bullgarë për racizmin ndaj Anglisë

11:10, 16/10/2019

Pesë tifozë bullgarë janë arrestuar sot për abuzim racial ndaj lojtarëve të Anglisë gjatë ndeshjes kualifikuese në Euro 2020 Bullgari-Angli 0-6.

Policia arriti të identifikonte mbështetësit e Bullgarisë që kishin shënjestruar me kore raciste lojtarët me ngjyrë të “Tre Luanëve” gjatë ndeshjes në Sofje, të hënën në mbrëmje.

Ky takim u ndal dy herë gjatë pjesës së parë nga gjyqtari, pasi lojtarët e me ngjyrë, veçanërisht Sterling, u ofenduan me brohoritje raciste.

Edhe pse tifozëve iu kërkua disa herë të që ndalnin koret raciste, pasi në të kundërt loja do të ndërpritej, në “Vasil Levski” u shfaqën ultras me maska dhe me veshje kur shkruhej “No respect”, të cilët bënë edhe përshëndetje naziste.

Një grup prej rreth 50 tifozësh vendas u nxorën jashtë stadiumit me pjesën e dytë, që u luajt pa ndalesa, megjithëse pati sërish kore raciste, ndonëse në mënyrë sporadike.

Dje UEFA njoftoi se kishte hapur procedim disiplinor kundër Bullgarisë për sjellje raciste, hedhje sendesh dhe mosrespektim të himnit kombëtar.

Kujtojmë që pas presionit të kryeministrit Boyoko Borisov, presidenti i Federatës Bullgare të Futbollit u detyrua të jepte dorëheqjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco