FOTO/ Një shqiptar në listën e 10 golashënuesve të huaj më të mirë të Juventusit

FOTO/ Një shqiptar në listën e 10 golashënuesve të huaj më të mirë të Juventusit

08:30, 16/10/2019

Në një listë të veçantë me sulmuesit e huaj që kanë shënuar më shumë gola, të cilët kanë qenë pjesë te Juventusi, është edhe legjenda shqiptare, Riza Lushta.

Futbollisti me origjinë nga Mitrovica, në një karrierë të gjatë në Itali, pasi e nisi me Tiranën, ishte pjesë e Juventusit në sezonet 1940-1945. Në këto vite, Lushta arriti që të shënonte edhe plot 56 gola.

Në listën me të dhënat e publikuara nga UEFA, Lushta është i dhjeti me shifrën e golave të shënuar, ndërsa sipër tij renditen emra të njohur si Higuain, Nedved, Dibala, Plati, Hansen, Çarls, Orsi apo Sivori.

Vendin e parë, me 171 gola të shënuar nga bomberat e huaj te Juventusi, e mban francezi David Trezege.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco