VIDEO/ Festa e ‘çmendur’ e Shqipërisë U21 pas fitores ndaj Kosovës

VIDEO/ Festa e ‘çmendur’ e Shqipërisë U21 pas fitores ndaj Kosovës

22:22, 15/10/2019

Shqipëria e 21-vjeçarëve ka mposhtur me rezultatin 2-1 moshatarët e Kosovës në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.

Golat për kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi u shënuan nga Shaqir Tafa (76’) dhe Arbnor Mucolli (81’), ndërsa për Kosovën realizoi Blend Baftiu (90’).

Pas ndeshjes Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar video të lojtarëve kuqezinj që festojnë në dhomat e zhveshjes.

Pas kësaj fitore, Shqipëria renditet në vendin e katërt në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Kosova mbetet 6 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco