Trajneri i Kosovës U21: Rezultati nuk i përgjigjet lojës në fushë, ne ia dhuruam golat

Trajneri i Kosovës U21: Rezultati nuk i përgjigjet lojës në fushë, ne ia dhuruam golat

21:58, 15/10/2019

Rafet Prekazi, trajneri i Kosovës  U21, foli për ‘RTSH’ , pas ndeshjes së zhvilluar ndaj Shqipërisë U21, ku ekipi i drejtuar prej tij u mposht me rezultatin 2-1.

Prekazi u shpreh se rezultati nuk thotë atë që u pa në lojë dhe se kuqezinjtë fituan se ne nuk shënuam

Mendoj se humbëm se nuk shënuam gol. Por një kombëtare si ne që duam të luajmë futboll mirë, për të qenë profesionistë duhet që edhe kur gabojmë të fajësojmë veten.

Ne ia dhuruam vetë këtë gol, se Shqipëria realisht ishte ndeshje e mirë, por ne jemi më kualitet sa i përket lojës. Kishim pak probleme prej Shqipërisë në pjesën e parë me lojë individuale “pa lojë”, me topa të gjatë dhe ishte ai me numrin 9 (Broja) në lojën 1 kundër 1. Pastaj në pjesën e dytë nuk luajtën futboll ata, ne bëmë përmirësim që qendërmbrojtësit të lëviznin ndryshe dhe pastaj nuk patëm probleme, nuk kishte më Shqipëria me lojë në gjysmëfushën tonë.

Por ia dhuruam vetë golin, në momentin kur personalisht prisja të shënonim ne. Mendimi im është se po të shënonim, ne do të kishim mundur Shqipërinë me një rezultat pak më të thellë.

Kam pasur vlerësim, ndoshta janë të mirë, por me ndeshjen që kam parë sot, mendoj që Kosova nuk e ka merituar të humbasë. I uroj Shqipërisë fitoren e parë, uroj të marrin pikë, por unë them atë që ka ndodhur në fushë. Nuk po them që është e dobët, por që në 45 minuat e pjesës së dytë nuk i kemi lejuar të bëjnë 5-6 pasime.

Aty e kam fjalën për lojë, jo për Shqipërinë, unë jam shqiptar e nuk i them këto gjëra as për kombëtare të tjera. E them për lojën në pjesën e dytë, që ka dallime me të parën ku na bëri probleme lojtari me numrin 9, në lojën një kundër një me topa të gjatë ishte shumë i fortë. Prisja me lojë Shqipëria të jetë diçka më ndryshe.

Kualifikimi? Unë dua që Kosova të luajë dhe të krijojë gjeneratë që di të luajë futboll si në vitet e kaluara. Dua të rrit cilësinë  që të mos jetë dikush shumë para nesh, personalisht fitoret për mua janë shumë të ëmbla, për të luhet futbolli.

Por kur e dimë ne që jemi Kosova  po fitove 1-2 ndeshje e nuk di të luash  futboll, çfarë të presësh më vonë. Unë dua të kundërtën, dua të luaj futboll dhe gabimet gradualisht i përmirësojmë. Nëse kundërshtarët na mbajnë ne topin, çfarë na vlen fitorja. Një fitore të gëzon por në futboll duhet gradualisht të shkosh  para.

Atë do të bëjmë, si kemi bërë edhe vitet e kaluara, të gjithë kanë dëshirë të shkojnë në Europian por edhe atje e të shkosh e të mos tregosh futboll mendoj se nuk vlen”, tha Prekazi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco