VIDEO/ Shqipëria U-21 mposht Kosovën, spektakël në ‘Elbasan Arena’

VIDEO/ Shqipëria U-21 mposht Kosovën, spektakël në ‘Elbasan Arena’

21:02, 15/10/2019

Shqipëria e 21-vjeçarëve ka mposhtur me rezultatin 2-1 moshatarët e Kosovës në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.

Shpresat e Alban Bushit zhvilluan një lojë shumë të mirë duke dominuar 90 minutat ndaj “Dardanëve” në “Elbasan Arenë-n” e boshatisur.

Broja dhe Xhixha kishin disa herë raste, por portieri Smakiqi u tregua i saktë në pritjet e tij. Edhe Selmani për ekipin e Bushit, ishte në lartësinë e duhur sa herë u thirr në krye të detyrës.

Pjesa e dytë nisi me një ritëm të ulët, dhe sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 76-të, ku pas një goditje dënimi, ishte mbrojtësi Shaqir Tafa, i cili me këmbë çoi saktë topin në fundin e rrjetës.

5 minuta më vonë, Muçolli futet brenda zonës dhe insiston dhe pasi godet, tund rrjetën për herën e dytë për kuqezinjtë.

Kosova “zgjohet” shumë vonë pasi 1 minutë nga fundi i takimit Baftiu i pa mbuluar gjuan me kokë dhe dërgon topin drejt rrjetës.

Pas kësaj fitore, Shqipëria renditet në vendine katërt në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Kosova mbetet 6 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Emri15/10/2019 21:31

Fjala "mposht" kanotacjon negativ. Mjafton te shkrush fitoj ose humbi. Vetem armiku mposhtet ne lufte. Ndaj kundershtarit sportiv fitohet ose humbet. Vllai se mposht vllain se e ka vlla

Shto koment

Denonco