Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Një trajner italian merr drejtimin e Dinamos

Një trajner italian merr drejtimin e Dinamos

12:38, 15/10/2019

Ndryshime në klubin e Dinamos. Ditën e sotme është emëruar në krye të ekipit trajneri Mauro Manzoni.

Tekniku italian do të marrë kështu postin e mbajtur deri dje nga Igli Allmuça.

Drejtuesit e klubit dinamovit shpresojnë ta rikthejnë ekipin në elitën e futbollit shqiptar, teksa prej vitesh Dinamo nuk ia ka dalë të largohet nga Kategoria e Parë.

Edhe në këtë sezon, skuadra ka pasur një start të dobët në kampionat, teksa në katër javë ka grumbulluar vetëm një pikë, duke regjistruar tre humbje.

Shifra këto tani të cilat t’i ndryshojnë me teknikun italian, ndërsa priten edhe investime në mënyrë që Dinamo t’ia dalë të ngrejë kokën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco